Partia e parë e helikopterëve, që destinohen për veprime luftarake në kushtet e natës, të pajisur me teknikë elektronike supermoderne, u dërgua tashmë në Kaukaz. Këto makina luftarake do të shfrytëzohen, ndër të tjera, edhe për luftën kundër terrorizmit. Tani pilotët e regjimentit të veçantë № 487 të helikopterëve po zhvillojnë përgatitjen teorike dhe praktike për përvetësimin e drejtimit të helikopterit të këtij lloji.