Marrëveshja ndërqeveritare ruso-kineze mbi bashkëpunimin në sferën e naftës parashikon ndërtimin e degës së tubacionit nga sistemi naftësjellës me itinerar “Siberi Lindore-Oqeani Paqësor” deri në Kinë. Afati i veprimit të dokumentit përbën 23 vjet. Ndërtimi i naftësjellësit duhet të fillojë jo më vonë se në fund të prill të këtij viti dhe të përfundojë në fund të vitit 2010. Naftësjellësi me itinerar Skovorodino-Mohe ka një kapacitet përcjellës deri në 15 milionë tonë naftë në vit.