Negociatat që zhvilluan të hënën në Helsinki presidentët e Rusisë dhe Finlandës, përkatësisht, Dimitri Medvediev dhe Tarja Halonen, konfirmuan kursin e dy vendeve për bashkëpunim strategjik dhe fqinjësi të mirë. Dëshmi e kësaj u bë, në veçanti, ai fakt se Finlanda ishte vendi i parë të cilit iu dërëzua dokumenti bazë ndërkombëtar për energjetikën që u përfatit nga Rusia. Ky dokument destinohet për të gjithë pjesëmarrësit e “G-8”, “G-20”, vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura dhe fqinjët e Rusisë. Sipas fjalëve të Medvedievit, Rusia dhe Finlanda nuk janë thjesht vetëm fqinje të mira, por dhe partnere të vërteta, të cilat bashkëveprojnë ngushtë dhe mjaft efektivisht edhe në format dypalësh, edhe në platforma të ndryshme politike dhe ekonomike ndërkombëtare. Në ditët e sotme vazhdon të mbetet aktuale detyra e forcimit real të vlerave fondamentale për sigurimin evropian. Fjalë bëhet për respektimin e normave të së drejtës ndërkombëtare, mospërdorimin e forcës, respektimin e sovranitetit, ruajtjen e besnikërisë ndaj metodës paqësore të rregullimit të konflikteve, kontrollin mbi armatimet. Për arritjen e këtyre qëllimeve Dimitri Medvediev pat propozuar që viti e kaluar përgatitjen e Traktatit të ri mbi Sigurimin mbarëevropian, meqenëse strukturat ekzistuese nuk u përgjigjen më kërkesave të kohës. Ja se ç’deklaroi ai në lidhje me dokumentin e sipërpërmendur në fjalën që mbajti të hënën në Universitetin e Helsinkit: “Traktati i ardhshëm duhet të shihet me syrin e Traktatit “Helsinki-plus”. Domethënë, në të duhet të gjejnë konfirmim dhe zhvillim të mëtejshëm parimet e bashkërenditura më parë, por tashmë të përshtatura me kërkesat e shekullit të XXI-të, me marrjen parasysh të ndalimit të konfrontimit ideologjik dhe shfaqjes së subjekteve të reja të së drejtës ndërkombëtare”, theksoi Dimitri Medvediev. Duke folur mbi domosdoshmërinë e reduktimit të potencialeve ushtarake në Evropë, Dimitri Medvediev vuri në dukje, se Rusia mori vendimin për të shkurtuar në mënyrë të qenësishme numrin e bashkimeve dhe njësive të veta ushtarake në qarkun e Kaliningradit. Prej andej tashmë është hequr një vëllim i konsiderueshëm armatimesh të rënda. Njëkohësisht Rusia pret nga NATO të shfaqurit e të përmbajturit dhe respektimin e detyrimeve të saj përkatësisht mosvendosjes së forcave të mëdha luftarake në territoret e huaja që kanë kufi të drejtpërdrejtë me Rusinë, deklaroi Dimitri Medvediev.