Rusia do të mbajë në Veri grupin ushtarak të domosdoshëm të destinacionit të përgjithshëm. Krijimi ndofarë trupash specialë arktike nuk parashikohet ende. Për këtë deklaroi Ambasadori për detyrat e posaçme të MPJ Federatës Ruse Anton Vasiliev. Rusia, bëri të ditur Vasiljev, u përmbahet detyrimeve të saj përkatësisht marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Arktikën. Diplomati quajti një ndër prioritetet kombëtare të Rusisë në Arktikë “ruajtjen e rajonit si zonë paqeje dhe bashkëpunimi”.