Politizimi i projektit të gazsjellësit “Nabukko” do të shndërrohet në humbje të hollash të mëdha për Perëndimin. Siç deklaroi Zëvendësi i parë i kreut të MPJ të Federatës Ruse Andrei Denisov, në Moskë shkaktojnë keqardhje përpjekjet e partnerëve të Perëndimit për të shtruar me çdo kusht tubacionin me anashkalim të territorit të Rusisë. Pikëpamjet e parashikuara, të cilat kanë të bëjnë me nxjerrjen dhe furnizimin e gazit, mund të bëhen çështje të konkurencës së shëndoshë ekonomike, tha diplomati. Sipas fjalëve të tij, në Moskë sillen me qetësi ndaj perspektivave të ndërtimit të gazsjellësit “Nabukko”.