Mbyllja e bazës amerikane “Manas” në Kirgizi nuk do të keqësojë situatën e sigurisë në Azinë Qendrore, për këtë është më se i sigurt Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK) Nikollai Bordjuzha. Sipas fjalëve të tij, pas mbylljes së bazës ushtarake OTSK do të vazhdojë të ndihmojnë rimëkëmbjen e Afganistanit. Tashmë janë nënshkruar marrëveshjet për tranzitin e ngarkesave të destinacionit joushtarak me Rusinë, Kazakistanin dhe Uzbekistanin. Marrëveshje të tilla janë arritur gjithashtu edhe me Taxhikistanin.