Përpjekjet e përbashkëta të autoriteteve dhe shoqërisë civile në periudhën e krizës do të lejojnë krijimin në Rusi të një ekonomi të shëndoshë dhe zhvillimin e demokracisë. Për këtë deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev në bisedën e vet me drejtuesen e shërbimit të lajmeve të kompanisë televizive NTV Tatjana Mitkova. Kjo intervistë është publikuar në saitin e Presidentit në Internet. Kjo intervistë i kushtohet kryesisht problemeve të sigurimit të banesave për popullsinë dhe punësimit. Duke folur për problemin e punësimit, Medvediev njoftoi se autoritetet planifikojnë që të hapin këtë vit më shumë se një milionë vende pune të përkohëshme dhe të rikualifikojnë një çerek milioni persona.