Më vonë ai u shëndërrua në Organizatën Ndërkombëtare të Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK). Në të hyjnë shtatë vende: Armenia, Biellorusia, Kazakistani, Kirgizia, Rusia, Taxhikistani dhe Uzbekistani. Në fillim të këtij viti në samitin e jashtëradhës, liderët e OTSK vendosën që të krijojnë Forcat Kolektive të Reagimit Operativ. Në samitin e shkurtit të OTSK Presidenti Dimitri Medvediev deklaroi se Rusia dhe vendet e tjera të Organizatës janë të gatshme për një kooperim të plotë gjithëpërfshirës me SHBA-s dhe shtetet e tjera në Afganistan dhe Pakistan në çështjen e kundërshtimit të terrorizmit në këtë rajon.