Për këtë u shpreh në intervistën e vet dhënë kanalit televiziv “Viesti” Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirill. Patriarku është i mendimit se kriza shpirtërore në Perëndim është shumë e thellë. “Atje nuk ka patur një ateizëm të tillë, si ai me të cilin u detyruan të përballohen rusët”. Atje ka patur mirëqenie të jashtme, ndër të tjera, edhe jeta fetare kishte pamje po të tillë aparencialisht. Por në një moment të caktuar filloi të shkatërrohet çdo gjë. Dhe ja, ky shkatërrim shpirtëror i themeleve të jetës po e dobëson sot shumë shoqërinë perëndimore”, tha Kirilli. Sipas fjalëve të tij, shumë prej besimtarëve në Perëndim e kuptojnë për mrekulli domosdoshmërinë e forcimit të themeleve fetare të jetës.