Në portin detar të Soçit u hap novigacioni për ekskursionet turistike. Sot atje u ankorua anija e parë për këtë vit “Amadea”, në bordin e të cilës zhvillojnë ekskursione 650 turistë nga Gjermania. Administrata e portit planifikon të presë 30 anije për këtë vit. Në një kohë të afërt në portin e Soçit do të fillojë rikonstruksioni. Ai parashikon rikonstruktimin e fundit të skelës, që të jetë në gjendje për ankorimin e anijeve të çdo klasi dhe tonazhi.