Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev i quan absolutisht jokonstitucionale ato forma, me të cilat u zhvilluan aksionet e protestës të opozitës në Moldavi. “Një aktivitet qytetar i tillë duhet të zhvillohet në përputhje me normat ligjore, por jo në regjimin e të ashtuquajturit “revolucione me ngjyra”, të cilat në hapësirën postsovjetike nuk sollën asgjë tjetër përveç varfërisë dhe problemeve me të drejtat e njeriut,”, nënvizoi ai në intervistën e vet dhënë drejtuesit të kanalit televiziv rus NTV.