Ukraina që nga 1 janari i vitit 2010 do të vendosë në kufijtë e saj kontrollin biometrik ndaj shtetasve të huaj. Për këtë njoftoi Zëvendës përfaqësuesi i Shërbimit shtetëror kufitar Pavel Shisholin. Sipas fjalëve të tij, të huajtë do të jenë të detyruar të paraqesin të dhënat biometrike dy herë gjatë marrjes së vizës dalëse në përfaqësitë diplomatike dhe konsullatat e Ukrainës jashtë shtetit dhe patjetër në pikat e kufitare gjatë kalimit të kufinjve shtetërorë. Kjo masë, sipas mendimit të Shisholinit, përkon me atë të praktikës ndërkombëtare.