Shkaku i vdekjes së shtetases kineze në territorin e Rusisë nuk ishte pneumonia atipike. Për këtë njoftoi sot Kryemjeku sanitar i Rusisë Genadi Onishenko, duke iu referuar rezultateve të analizave të para. Sipas të dhënave të këtyre analizave, vdekja e kinezes ndodhi si rezultat i një Infeksoini të Mprehtë Virusal të Rrugëve të frymëmarrjes (IMVRF), enjtjes së mushkrive dhe trurit. Shtetasja e Republikës Popullore të Kinës Cui Cinjanj vdiq më 15prill në trenin që udhëtonte sipas itinerarit Bllagoveshensk-Moskë. Vagoni, në të cilin së bashku me të udhëtonin edhe rreth 50 pasagjerë të tjerë, e shkëputën nga treni në qytetin Kir dhe e çuan në karantinë.