Krerët e shteteve të Iniciativës Boliviane për Amerikat dhe Ekuadorin nënshkruan në qytetin venezuelian Kumana marrëveshjen mbi vendosjen në qarkullim të njësisë monetare konvencionale për llogaritë e ndërsjellëta-sukre. Fillimi i krijimit të hapësirës së përbashkët monetare dhe vendosja e regjimit eksperimental të sistemit unik rajonal të llogarive të ndërsjellta, planifikohet që nga 1 janari i vitit 2010. Më tej sukre mund të bëhet valuta e tyre e përbashkët.