Në Rusi e vlerësojnë mjaft lart gatishmërinë e kolegëve francezë për të gjetur rrugëzgjidhjen e problemit të vogëlushes trevjeçare dhe mamasë së saj ruse, Irina Belenkajas. Zëvendës drejtori i departamentit të informacionit dhe shtypit të MPJ Igor Ljakin-Frollov në intervistën e vet dhënë radiostacionit “Zëri i Rusisë” vuri në dukje se babai francez dhe mamaja e vajzës kanë ngritur padi kundër njëri tjetrit në gjykatat e Francës dhe të Rusisë, duke kërkuar secili nga ana e vet që t’ia lënë vajzën njërit apo tjetërit dhe se për zgjidhjen e këtij rasti juridik është i nevojshëm konsultimi me juristët. MPJ ruse i propozoi Francës që të fillojë gjithashtu konsultime të tilla dhe mori menjëherë pëlqimin nga ana e tyre.