Në Tbilisi dhe në një sërë qytetesh të tjera të Gjeorgjisë që nga dita e sotme po fillon krijimi i komiteteve për zhvillimin e organizuar të aksioneve paqësore me kërkesat për dorëheqjen e Presidentit Mihaill Saakashvili. Në vigjilje opozita deklaroi për fillimin e mobilizimit të përgjithshëm të qytetarëve të vendit për pjesëmarrjen në mitingje. Në komitetet që po krijohen mund të regjistrohen të gjithë ata që kanë dëshirë. Më 21 prill liderët opozitarë do të nisen nëpër rajone të ndryshme të Gjeorgjisë për organizimin e ardhjes së idhtarëve të vet në Tbilisi.