Bashkëpunimi energjetik dhe përpunimi i statusit juridik të Detit Kaspik do të jenë temat kryesore të bisedimeve të sotme të presidentëve të Rusisë dhe Azerbajxhanit, përkatësisht, Dimitri Medvediev dhe Ilham Aliev. Vendin kryesor në bllokun energjetik të rendit të ditës do ta zërë çështja e zgjerimit të tregjeve të shitjes së gazit natyror azerbajxhanas. Kryetarët e shteteve do të diskutojnë gjithashtu çështjet aktuale ndërkombëtare dhe problematikën rajonale, duke përfshirë edhe rregullimin e çështjes së Nagorni-Karabahut.