Për këtë deklaroi Përfaqësuesi i MPJ të Rusisë Andrei Nesterenko. Ai kujtoi se në fillim të javës SHBA-s hoqën kufizimet ekzistuese për udhëtimet dhe transferimin e mjeteve financiare në Kubë për shtetasit e saj, të cilët jetojnë në SHBA-s. Në Moskë e përshëndesin këtë vendim dhe shpresojnë se pas tij do të pasojnë edhe veprime të tjera të drejtuara për normalizimin e marrëdhënieve amerikano-kubaneze, dhe, si përfundim, për heqjen e plotë të bllokadës tregtaro-ekonomike që është vendosur prej më shumë se një gjysëm shekulli ndaj Kubës, tha diplomati.