Pasuria e përgjithshme e 100 biznesmenëve më të pasur të Rusisë këtë vit vlerësohet në shumën 142 miliardë dollarë, që është 380 miliardë dollarë më pak se sa një vit më parë. Për këtë flitet në publikimet e botimit rus “Forbes” të 17 prillit. Në “100-shen e artë të vitit 2009” nuk ka as edhe një sipërmarrës, pasuria e të cilit të ketë evidentuar rritje për vitin e kaluar. Këtë vit në listën e miliarderëve figurojnë gjithësej 32 persona, ndërkohë që në vitin 2008 të tillë numuroheshin 110.