0Në Dhomën Shoqërore të Federatës Ruse janë të mendimit se pala ruse do të dijë të arrijë të marret vesh me ish bashkëshortin e Irina Belenkajas dhe autoritetet franceze në lidhje me atë që ajo të mos ekstradohet nga Hungaria për në Francë, por të kthehet në Rusi. Siç njoftoi për “Interfaksin” Përfaqësuesi i Dhomës Shoqërore të Federatës Ruse Aleksandër Sokollov, i cili ndodhet aktualisht në Francë, qëllimi kryesor i ardhjes së tij në këtë vend është dhënia e ndihmës në zgjidhjen pozitive të çështjes për kthimin në Rusi të Irina Belenkajas, e cila akuzohet për rrëmbimin e vajzës së saj Eliza.