0Siç njoftuan sot në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë, mbledhja e Këshillit Rusi-NATO në nivel përfaqësuesish ushtarakë, do të zhvillohet më 21 prill në selinë e Aleancës në Bruksel. Ky do të jetë takimi i parë i funksionarëve ushtarakë të rangut të lartë të Rusisë dhe vendeve të NATO-s mbas konfliktit në Kaukaz në gusht të vitit të vitit të kaluar. Takimi do t’i kushtohet çështjeve të rivendosjes së marrëdhënieve midis Rusisë dhe NATO-s në fushën ushtarake, të ndërprera nga Aleanca në mënyrë të njëanshme.