0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev e quan të domosdoshme rritjen e cilësisë së arsimit juridik në vend. Juristët me përgatitje jo të mirë janë të rrezikshëm, nënvizoi ai në takimin në Kremlin me udhëheqjen e Asociacionit së juristëve rusë. Sipas fjalëve të Medvedievit, arsimi juridik gëzon popullaritet të madh në Rusi, por ka dhe shumë mangësi serioze. Medvediev, i cili sipas profesionit është jurist, u shpreh për ndërmarrjen e vendimeve konkrete, ndër të tjera dhe atyre normative për rregullimin e situatës së krijuar.