0 Siç deklaroi Ambasadori rus për detyrat e posaçme i MPJ të Rusisë Grigori Logvinov, Rusia u deziluzionua prej largimit të inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike nga Republika Popullore Demokratike e Koresë. Kryesore tani është që të mos veprojmë me gjaknxehtësi, të përmbahemi nga ndërmarrja e veprimeve, të cilat do të tensiononin akoma dhe më shumë gjendjen dhe kështu aspak të thjeshtë që është krijuar. Sot me kërkesë të Phenianit nga Koreja e Veriut u larguan inspektorët e ANEA, të cilët kontrollonin reaktorin bërthamor në Jonben.