0Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut ka ndërmend të zhvillojë dëgjimet në lidhje me padinë ndërshtetërore të ngritur nga Gjeorgjia kundër Rusisë. Kjo padi u paraqit në mars të vitit 2007 në bazë të nenit №33 të Konventës Evropiane mbi mbrojtje e të drejtave dhe lirive kryesore të njeriut. Në të Rusia akuzohet për shkeljen sistematike të të drejtave të emigrantëve gjeorgjianë gjatë departimit të tyre nga Rusia. Qeveria e Gjeorgjisë konfirmon se departimi kolektiv i shtetasve të Gjeorgjisë nga Rusia bie në kundërshtim me normat e të drejtës ndërkombëtare. Në Moskë i quajtën të pabaza konfirmimet e Gjeorgjisë, kurse padinë e ngritur, si të drejtuar për keqësimin e marrëdhënieve me Rusinë.