Siç njoftoi Zëvendësja e Kreut të KQZ-së e Moldavisë Renata Lapti rinumurimi i votave të zgjedhësve, të cilët morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 5 prillit, përfundoi. Përfundimet e zgjedhjeve, në të cilat fitoi Partia Komuniste drejtuese në vend, i kundërshton opozita. Ajo organizoi aksione proteste, të cilat më 7 prill u shndërruan në çrregullime masive dhe shkatërrime në Kishinjov. Pjesëmarrësit e këtyre aksioneve, pjesën dërrmuese të të cilëve e përbënin të rinjtë, shkatërruan ndërtesën e parlamentit dhe rezidencën e Presidentit.