Synimi i NATO-s për të zhvilluar nga 6 maji deri më 1 qershor manovrat e veta stërvitore në territorin e Gjeorgjisë po inkurajon e inspiron regjimin e Saakashvilit për aventura të reja ushtarake. Në këtë mënyrë e komentoi sot përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes të Federatës Ruse njoftimin nga Brukseli mbi planet e Aleancës VeriAtlantike për të zhvilluar manovrat e veta në Gjeorgji. Në komunikatën që ka të bëjë me monovrat stërvitore vihet në dukje se planifikimi i tyre ka filluar që në pranverë të vitit 2008. Presupozohet se në to do të marrin pjesë 1900 ushtarakë nga 19 vende anëtare të Aleancës dhe partnerë të bllokut. Stërvitjet do të zhvillohen 20 km në veri të Tbilisit në qendrën stërvitore Vaziani.