Me iniciativën e anulimit të regjimit, doli para pak kohësh Presidenti i Çeçenisë Ramzan Kadirov. Atë e mbështetën autoritetet federale. Që këtej e tutje e gjithë veprimtaria e luftës kundër terrorizmit në këtë republikë do të realizohet në përputhje me rregullin e përgjithshëm që vepron në rajonet e tjera të vendit. Një vendim i tillë destinohet të garantojë kushtet e domosdoshme për normalizimin e mëtejshëm të situatës në Çeçeni, për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e sferës së saj social-ekonomike.