Mjekët rusë dyshojnë se shkaku i vdekjes së kinezes së re, e cila vdiq në trenin që po udhëtonte sipas itinerarit Lindje e Largme-Moskë, është pneumonia atipike. Po ndërmerren masat për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje në Rusi. Vagonin në të cilin ajo po udhëtonte, e shkëputën menjeherë nga treni në qytetin Kir dhe të gjithë pasagjerët e tij janë shtruar në spital. Tani për tani gjendja e tyre shëndetësore nuk shkakton shqetësim tek mjekët. Shkaku i vdekjes së kinezes do të përcaktohet më saktë për 7-10 ditë, kur të merren rezultatet e të gjitha analizave.