Rusia përshëndet synimin e Uashingtonit për rishikimin e qëndrimit të vet ndaj Traktatit mbi ndalimin e gjithëmbarshëm të provave bërthamore dhe dorëzimin e tij për ratifikim në Senat. Për këtë deklaroi në New York Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë OKB-së Vitali Çurkin. Hyrja sa më e shpejtë në fuqi e këtij Traktati ka një rëndësi shumë të madhe principiale për forcimin e regjimit të mospërhapjes së armës bërthamore, theksoi ai.