Eshtrat e dy pilotëve të Bashkimit Sovjetik, të cilët u vranë në kohën e Luftës së Madhe Patriotike në territorin e Estonisë, do të dorëzohen për varrim në Rusi. Ceremonia funerale do të zhvillohet në Ivangorod, që ndodhet në kufi me shtetin pranëballtik dhe qarkun e Leningradit. Mbeturinat e aeroplanit dhe eshtrat e ekuipazhit u zbuluan në vjeshtë të vitit 2007 nga kërkuesit në veri-lindje të Estonisë. Nga dokumentet që arritë t’i rezistojnë kohës u identifikuan emrat e pilotëve. Ata ishin persona të lindur në qarkun e Ivanovit dhe krahinës së Alltait.