Çështja e ruses Irina Belenkaja do të shqyrtohet këtë javë në nivel dikasteresh diplomatike të Rusisë dhe Francës. Për këtë njoftoi Zëvendësi i Kreu të MPJ të Rusisë Aleksandër Grushko. Gjykata hungareze e zgjati afatin e mbajtjes nën arrest paraprak të Irina Belenkajas deri më 25 maj. Gjatë kësaj kohe pala ruse dhe ajo franceze do ti paraqesin gjykatës hungareze dokumentet e nevojshme për marrjen e vendimit në lidhje me kërkesën e Francës për ekstradimin e qytetares ruse. Autoritetet franceze e akuzojnë Irina Belenkaja-n për rrëmbimin e vajzës së saj trevjeçare Elizës, e cila jetonte me babanë e saj francez në Francë.