Traktati i ri për shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive duhet të jetë juridikisht i detyrueshëm për zbatim dhe të kufizojë jo vetëm numrin e kapsollave bërthamore, por edhe mjetet e mbartjes së tyre. Për këtë deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë OKB-së Vitali Çurkin në sesionin e radhës të Komisionit për çarmatimin. Diplomati theksoi besnikërinë e Moskës ndaj çështjes së çarmatimit bërthamor. Vitali Çurkin tha gjithashtu se mbetet akoma në fuqi propozimi rus mbi përpunimin e marrëveshjes juridiko-ndërkombëtare për likuidimin e raketave me rreze të mesme dhe të vogël veprimi.