Rusia, Kazakistani dhe Azerbajxhani u morën vesh mbi parimet e shfrytëzimit të pasurive nëntokësore në pjesën veriore të Detit Kaspik. Marrëveshja e arritur krijon mundësinë e përvetësimit të pasurive të shelfit të Detit Kaspik në këtë rajon. Për këtë njoftoi Ambasadori për detyrat e posaçme i MPJ të Rusisë Aleksandër Gollovin sipas përfundimeve të mbledhjes së grupit special të punës për përcaktimn e statusit të Detit Kaspik që u zhvillua në Moskë. Në përpunimin e Konventës së re përkatësisht Detit Kaspik marrin pjesë Rusia, Kazakistani, Azerbajxhani, Turkmenia dhe Irani.