Në periudhën e krizës mbrojtësit e të drejtave të njeriut duhet të mbrojnë më aktivisht të drejtat e punës të qytetarëve rusë. Për këtë deklaroi Kryetari i shtetit Dimitri Medvediev në Kremlin, në mbledhjen e Këshillit për dhënien e ndihmës në zhvillimin e shoqërisë civile dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Këshilli në fjalë u mbodh për herë të parë në përbërjen e vet të rinovuar. Në lidhje me këtë presidenti vuri në dukje rëndësinë e punës së tij, e cila është e kërkuar si nga ana e shoqërisë civile, ashtu dhe nga ana e autoriteteve. Ndër prioritetet e kësaj strukture shoqërore Dimitri Medvediev veçoi modernizimin e sistemit gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, ekspremizmit, si dhe reformimin e Forcave të Armatosura të vendit. Në mbledhje u diskutuan problemet sociale, juridike. Një vemendje e veçantë iu kushtua humanizimit të shoqërisë sonë dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, pikërisht atyre problemeve për zgjidhjen e të cilave duhet të ndihmojnë autoritetet organizatat joqeveritare. Dhe këtu, theksoi Dimitri Medvediev, autoritetet dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë një fushë jashtëzakonisht të madhe për bashkëpunim. Duhet vetëm të përqendrohen forcat në drejtim të drejtë, tha ai. “Me mbrojtjen e të drejtave duhet të merret vetë shteti, me mbrojtjen e të drejtave duhet të merren njerëzit të cilët kanë dëshirë ta bëjnë këtë gjë. Në këtë mënyrë, si rezultat i veprimtarisë së përbashkët, ndoshta, do të mund të arrihen rezultate më të mira. Kuptohet se në kushtet e krizës ne duhet të mendojmë patjetër për forcimin e mirëkuptimit dhe mirëbesimit reciprok midis shtetit dhe shoqërisë civile, sepse pa vendosjen e një besimi të tillë është i pamundur kapërcimi i krizës”, tha ai. Sipas fjalëve të Dimitri Medvedievit, e rëndësishme është që organizatat joqeveritare të marrin mbi vete një pjesë të preokupimeve në sferën e arsimit, edukimit, shëndetësisë dhe kulturës. Dhe, sigurisht, Këshilli duhet të merret më aktivisht me çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave sociale të qytetarëve, u shpreh ai. Pjesëmarrësit e mbledhjes nuk lanë jashtë vemendjes edhe një problem të tillë nevralgjik si perceptimi negativ i strukturave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në shoqëri. Në lidhje me këtë u shqyrtua tema e statusit të organizatave joqeveritare dhe jokomerciale, si dhe përsosja e legjislacionit në lidhje me to. Nuk është sekret për askënd, se ekziston një numër i madh rastesh, kur veprimtaria e organizatave joqeveritare kufizohet pa kurrëfarë arsyesh të mjaftueshme për këtë, vuri në dukje Presidenti. Ndofarë amendamentesh në ligjin ekzistues janë plotësisht të mundshme, ndërsa disa të tjera janë bile të domosdoshme, tha ai. Atë e mbështeti Kryetarja e Këshillit, Drejtuesja e lëvizjes mbarëruse “Dinjiteti qytetar” Ella Pamfillova. “Si rezultat i barrës së rëndë e pengesave burrokratike shumë organizata joqeveritare filluan të preferojnë të mos regjistrohen. Ato nisën ekzistencën e vet në mënyrë gjysëm legale. Dhe ato shërbime, të cilat nga ana e shtetit duhet të bashkëveprojnë me organizatat joqeveritare, filluan të kuptojnë më pak se ç’po ndodh në shoqërinë civile”, tha ajo. Ella Panfillova bëri thirrje për të përpunuar strategjinë e marrëdhënieve të autoriteteve pushtetore dhe institutit të shoqërisë civile në periudhën e krizës. Gjatë kësaj ajo vuri në dukje se mbrojtësit e të drejtave të njeriut janë të aftë t’i japin ndihmë shtetit, p.sh., në kapërcimin e pasojave të krizës. U vendos që rezultatet e punës së përbashkët të vlerësohen në fund të vitit, kur do të zhvillohet takimi i radhës i Kryetarit të shtetit me anëtarët e Këshillit.