0Udhëheqja e Moldavisë mori nga kompania ruse “Gazprom” një ndihmë prej 12 milionë e 250 mijë dollarësh për plotësimin e rezervave shtetërore me nënprodukte të naftës. Me këto mjete financiare do të blihet mazut dhe karburant për mjetet e motorrizuara që do të përdoren për zhvillimin e punëve bujqësore pranverore në tokat e mbjella dhe garantimin e sigurisë energjetike të vendit.