0Drejtuesi i Qendrës antiterroriste të vendeve të BSHP-së, gjeneral-koloneli i milicisë Andrei Novikov, paralajmëroi mbi mundësinë e fillimit të veprimeve luftarake në kufijtë veriorë të Afganistanit. Si rezultat i këtyre veprimeve aktive luftarake rrugët e furnizimit të forcave të koalicionit, të cilat kalojnë nëpërmjet terrritorit të Pakistanit, u bllokuan. Tani udhëheqja e koalicionit ia hyri punës së kërkimit të rrugëve alternative për realizimin e furnizimeve të ngarkesave ushtarake dhe jo ushtarake nëpërmjet Taxhikistanit, Turkmenisë dhe Uzbekistanit.