0Kreu i MPJ të Rusisë mbërriti të mërkurën në Erevan për pjesëmarrjen në dy forume të mëdha ndërkombëtarë: në Këshillin e ministrave të punëve të jashtme të shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të pellgut të Detit të Zi, që do të zhvillohet më 16 prill dhe në Këshillin e krerëve të MPJ të vendeve të Organizatës së Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv që do të mbahet më 16-17 prill. Drejtuesit e dikastereve të politikës së jashtme do të përqëndrohen në çështjet e rritjes së efektivitetit të punës së këtyre organizatave dhe në drejtimet kryesore të bashkëpunimit për çështjet aktuale të sigurimit ndërkombëtar.