0Një nga liderët opozitarë David Gamkrelixe deklaroi se në vend filloi “gjuetia” ndaj atyre që mendojnë ndryshe. Grupe të rinjsh të armatosur me shkopinj gome netëve survejojnë opozitarët, i sulmojnë ata dhe i rrahin barbarisht. Siç konfirmon Gamkrelixe, veprimet e këtyre grupeve koordinohen nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ai e quajti këtë terror të hapur nga ana e autoriteteve. Sipas të dhënave të opozitës, që nga fillimi i aksioneve të protestave janë rrahur keq rreth 20 persona.