Në Kinë natën e kaluar u nxorr me sukses në orbitë sateliti i dytë i novigacionit. Sipas njoftimeve të agjencisë Siçuan, lëshimi i tij u realizua nga kozmodromi në provincën jug-perëndimore të Siçuanit. Po ashu si dhe sateliti i parë, i cili u lëshua në prill të vitit 2007, ai hyn në sistemin global të novigacionit “Bejdou” (“Arusha e Madhe”). Ai do të përbëhet nga 30 aparate kozmike, kurse ndërtimi i tij duhet të përfundohet në vitin 2015. Përveç Kinës me krijimin dhe zhvillimin e sistemeve satelitore të novigacioneve merren Rusia me projektin e vet GLONASS, SHBA-s me projektin “GPS”dhe BE me projektin “Galileo”.