Gjykata Federale e SHBA-s përkohësisht anuloi departimin e Ivan Demjanuk për në Gjermani, e cila kërkon dorëzimin e tij sipas akuzave për krime ushrarake në vitet e Luftës së Dytë botërore. Rishikimin e vendimit për departimin e tij gjykata e vendosi pasi të afërmit e Demjanukut apeluan duke deklaruar se 89 vjeçari është i paralizuar dhe nuk mund të dërgohet për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Demjanuk, me prejardhje ukrainase dyshohet për pjesëmarrje në vrasjen e 29 mijë të burgosurve të kampit gjerman të përqëndrimit Sobibor në territorin e Polonisë. Në mars të këtij viti autoritetet gjermane kërkuan dorëzimin e tij si këlysh i fashistëve.