Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin i shprehu ngushëllimet e veta familjes dhe të afërmëve të shkrimtarit të njohur francez Moris Dryon. Ai ndërroi jetë të martën,9 ditë para 91 vjetorit të vet. Sipas fjalëve të Putinit, Dryon ishte një njeri unikal, mendimtar, shkrimtar, kurse emri i tij do të renditet në radhët e atyre, të cilët shërbyen si orientim për zhvillimin e shoqërisë bashkëkohore. Ai ishte gjithashtu një mik i vërtetë i vendit tonë, idhtar i forcimit të marrëdhënieve ruso-franceze dhe ndërtimit të Evropës unike pa vija ndarëse, theksoi Putin. Dryon është i njohur në radhë të parë si autori i trilogjisë “Më të fortit e kësaj bote” dhe serisë së romaneve historikë “Mbretërit e mallkuar”.