Kryeredaktori i botimit “Novaja gazeta” Dimitri Muratov njoftoi se gjatë bisedës Presidentit të Rusisë, iu drejtuan disa pyetje, në veçanti për procesin gjyqësor ndaj Mihaill Hodorkovskit, cenzurën në Internet, për gjendjen e gjithshme të demokracisë në Rusi, për deklarimet e publikuara para pak kohe më parë të të ardhurave të nënpunësve. Siç deklaroi Sekretarja e shtypit e Kreut të shtetit Natalia Timakova, Dimitri Medvediev ka ndërmend ta bëjë praktikë të përhershme komunikimin me botimet e shtypura ruse.