Prespektivat e zhvillimit të marrëdhënieve ruso-amerikane dhe zgjerimit të lidhjeve dypalëshe do të diskutojë sot Kreu i MPJ i Federatës Ruse Sergei Lavrov në takimin në Moskë me delegacionin e Komitetit për çështjet e forcave të armatosura të Senatit të SHBA-s. Delegacioni i Senatit ka ardhur në kryeqytetin rus në kuadrin e rregullimit të dialogut ndërparlamentar. Në qendër të vëmendjes së takimit në Moskë janë çështjet e Traktatit të ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive, Mbrojtjen Amerikane Antiraket, situata në Kaukaz.