Takimi do të zhvillohet nën kryesinë e Dimitri Medvedevit.Me dekret të Presidentit të Rusisë në Këshill marrin pjesë 36 përfaqësues të organizatave të ndryshme shoqërore të vendit, kryetare është rizgjedhur Kreu i Presidiumit të Lëvizjes Shoqërore i mbarë Rusisë “Dinjiteti qytetar” Ella Pamfillova. Pritet që në këtë takim mbrojtësit e të drejtave të njeriut të diskutojnë disa çëshje, që kanë të bëjnë në veçanti me zhvillimin e shoqërisë civile dhe bashkëveprimin e saj me qeverinë,luftën kundër korrupsionit, respektimin e të drejtave të fëmijëve.