Në Rusi po vazhdojnë debatet rreth natyrës së krizës së tanishme ekonomike dhe rrugës që duhet të zgjedhë vendi me qëllim që në kohën e daljes nga kriza të jetë shumë më i fortë ekonomisht se më parë. Dhe duhet thënë, se shkencëtarë dhe sipërmarrës të njohur konfirmojnë se problemet e tanishme ekonomike nuk u duken atyre aspak të papritura. Sipas mendimit të një sërë ekspertëve, i gjithë njerëzimi bile që në fillim të shekullit të XXI-të arriti në finalen e ciklit të madh teknologjik. Do të nevojitet ndryshimi i kursit të përgjithshën, meqënëse idetë që kanë lidhje me teknologjitë informative, si bazë e shoqërisë postindustriale, në shumë gjera u shfrytëzuan për fryrjen e flluskave ekonomike. Në këtë mënyrë ekspertët arrijnë në konkluzionin se krizat e kaluara janë kriza zhvillimi, kurse kjo e fundit është krizë stabilizimi. Në lidhje më këtë shprehu mendimin e vet Presidenti i Fondit të programeve jo komerciale “Dinastia” Dimitri Zimin. “Me të vërtetë, në botë po ndodhin ndryshime rrënjësore globale. Më parë nuk ka patur të tilla. Të marrim një nga devizat e Presidentit të ri të SHBA-s Barak Obama: “Neve na duhen ndryshime! Kurse ne vazhdojmë ende të mbahemi të kapur pas stabilitetit. Unë nuk mendoj aspak se teza që ka të bëjë me stabilitetin është e përshtatshme tani për situatën në Rusi. Ne gjithashtu kemi shumë nevojë për ndryshime. Ndër të tjera dhe për ndryshimin e instituteve tona. Unë kam shumë dëshirë të shpresoj në atë se kriza aktuale do t’i japë një shtysë të madhe modernizimit të Rusisë, por ne tani për tani nuk jemi të përgatitur për këtë në mënyrën më të mirë”, theksoi Dimitri Zimin. Sipas mendimit të ekspertëve, masat që po ndërmerren tani nga qeveria ruse janë të afta të stabilizojnë ekonominë. Por kjo është pak. Nevojitet një perspektivë e re. Problemi konsiston në atë se Rusia ndërtoi modelin që mbështetet në rritjen pafund të tregjeve të lëndëve të para dhe hyrjen e rrymave të kapitalit në vend. Që këtej rrjedh edhe euforia konsumatore. Ndodhi, si i thonë fjalës, marrëmendja nga sukseset e arritura. Ekziston, në fakt, një pikëpamje e tillë, se jo gjithmonë novacionet janë investime të leverdishsme, efektive financiare. Rusia mund të huazojë nga Perëndimi teknologjitë tashmë ekzistuese duke reduktuar në mënyrë të tillë shpenzimet e veta. Por sido që të jetë në të vërtetë, për Rusinë është e domosdoshme që të përcaktojë konturet e ekonomisë së re sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe jo të ngrijë modelin e vjetër. Do të jetë më mirë që të drejtohen mjetet financiare për modernizimin e degëve duke u përqendruar në disa drejtime të veçanta. Meqenëse situata e përzgjedhjes së madhe të pafundme nuk është aspak më e mirë se situata e mungesës së alternativës në përgjithësi.