Rusia e quan mjaft aktuale çështjen e krijimit të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të vendeve të pellgut të Detit Balltik (OBEVDK). Propozimet konkrete për krijimin e saj tashmë mund të përgatiten për tu paraqitur që në samitin e 3-të të Kaspikut, i cili do të zhvillohet në Baku, njoftoi të martën Ministri i punëve të jashtme i Rusisë Sergei Lavrov. Çështja e krijimit të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të vendeve të Detit Balltik është plotësisht aktuale. Një organizatë e tillë është e aftë të aktivizojë lidhjet rajonale, tha Sergei Lavrov në mbledhjen e grupit special të punës për përpunimin e Konventës mbi statusin ligjor të Detit Kaspik në nivel zëvendës ministrash të punëve të jashtme të vendeve të pellgut pranë Kaspik. Për më tepër kjo është aktuale në rajonin, të cilin ekspertët botërorë me plot të drejtë e quajnë si “depon botërore të rezervave energjetike të planetit” në shekullin e XXI-të. Sepse në këtë rajon janë përqendruar vendburimet potenciale më të pasura të lëndëve hidrokarbure-naftës dhe gazit. OBEVDK, sipas fjalëve të Sergei Lavrovit, mund ta konsolidojë këtë potencial të “5-shes pranë Kaspike”-Rusisë, Iranit, Kazakistanit, Azerbajxhanit, Turkmenisë. Organizata mund të bëhet gjithashtu bazë për nivelin e ri të zhvillimit të bashkëpunimit në sferën e transportit, ekologjisë, tregtisë dhe rezervave biologjike mbi bazë të projekteve shumëpalëshe. Në kuadrin e OBEVDK-ut është plotësisht i mundur organizimi i bashkëveprimit të biznes qarqeve, krijimi i qendrës së studimeve ekonomike dhe politike kaspike dhe qendrës së studimit të rezervave biologjike. Përveç kësaj, po shqyrtohet mundësia e krijimit të bankës së përbashkët nga vendet e OBEVDK-së për dhënien e ndihmës financiare në mbështetje të projekteve të kësaj organizate. Kreu i MPJ-së i Rusisë vuri në dukje, se gjatë përgatitjes së samitit të radhës të Kaspikut, i cili me pëlqimin e përbashkët duhet të zhvillohet në Baku, prej pjesëmarrësve të grupit special të punës mund të përgatiten propozimet konkrete në lidhje me krijimin e organizatës së re rajonale. Duam t’ju kujtojmë, se samiti i parë i vendeve pranë Kaspike, që u zhvillua në Ashhabad në vitin 2002, i shërbeu nënshkrimit të marrëveshjeve midis Rusisë dhe shteteve të tjera të pellgut të detit më të madh në botë, që sanksiononin ndarjen e fundit të tij. Atyre iu përshtat baza juridike e marrëveshjeve që lejon përpunimin dhe nxjerrjen e mineraleve të dobishme në pjesën veriore të fundit të Detit Kaspik nga Rusia, Kazakistani dhe Azerbajxhani. Tani për tani nuk po arrihen dot marrëveshje analogjike përkatësisht pjesës jugore të Kaspikut në trekëndëshin midis Azerbajxhanit, Iranit dhe Turkmenisë. Por tani, siç deklaroi Kreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov sipas përfundimeve të konsultimeve të veta me pjesëmarrësit e procesit negociator në lidhje me këtë problem, shtetet pranë Kaspike po i afrohen mirëkuptimit reciprok përkatësisht statusit të detit.