Rusia del kundër krijimit të ndonjë forumi tjetër ndërkombëtar në lidhje me problemin verikorean, tha Kreu i MPJ-së i Rusisë në një konferencë për shtyp. Ekziston tashmë forumi i njohur mbarëbotërisht-ai i negociatave gjashtëpalëshe. Në kuadrin e tij janë miratuar marrëveshje të rëndësishme, të cilat i ngarkojnë me detyrime përkatëse të gjithë pjesëmarrësit e forumit, ndër të tjera edhe vendet, të cilat janë zotuar t’i japin ndihmë ekonomike dhe energjetike Republikës Popullore Demokratike të Koresë, tha Sergei Lavrov.