Kreu i MPJ-së i Rusisë e quan të nxituar vendimin e autoriteteve hungareze për dorëzimin e vajzës së vogël Liza Andre babait të saj francez. Së shpejti Rusia do t’i propozojë palës franceze zhvillimin e konsultimeve në lidhje me këtë çështje, tha Ministri në një konferencë për shtyp në Moskë. Lavrov theksoi se vajza ka dy nënshtetësi. Në vigjilje në Hungari u ndalua qytetarja e Rusisë Irina Belenkaja, e cila u përpoq t’ia merrte vajzën e vet, Elizën, ish-bashkëshortit të saj francez. Vitin e kaluar ai në mënyrë të paligjshme e nxorri vajzën nga Rusia. Në Rusi ndaj tij është ngritur çështje penale.