60 kg lëndë eksplozive u konfiskuan nga bashkëpunëtorët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë në rajonin Vedensk të Çeçenisë, njoftuan sot në organet e ruajtjes së rendit. Sipas të dhënave të MPB-së terroristët po përgtisnin një akt të madh terrorist. Vendndodhja e fshehtë e lëndës eksplozive u zbulua gjatë operacionit me përmasa të mëdha që u ndërmorr me qëllim të parandalimit të veprimtarisë së grupeve kriminale, të cilat merren me stampimin e parave fallco për financimin e guerrilasve.