Në Kiev pranë ndërtesës së MPB të Ukrainës sot u inagurua kompozicioni skulpturor “Vendi i takimit nuk ndryshon”, që mishëron në vetvete heronjtë e filmit sovjetik me të njëjtin titull, operativët-detektivë Gleb Zhegllov dhe Vladimir Sharapov. Kjo ngjarje i kushtohet 90 vjetorit të krijimit të hetimit penal. Ky kompozicion u realizua nga një grup skulptorësh të financuar nga sponsorët, organizatat e veteranëve dhe kontributet vullnetare të bashkëpunëtorëve veprues të policisë.